Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë mori vendime pas ndeshjeve të xhiros së 10-të në Ligën e Parë dhe të xhiros së 8-të në Ligën e Dytë, ndër të cilat edhe procedura disiplinore ndaj dy klubeve dhe një zyrtari klubi, si dhe dënime për katër futbollistë.
Është iniciuar procedurë disiplinore ndaj FK Shkëndija Araçinovo 77 për organizim të dobët të ndeshjes së xhiros së 10-të të MFL-së së Parë kundër FK Struga Trim Lum, përkatësisht për praninë e personave të paautorizuar në hapësirat zyrtare. Procedurë disiplinore është iniciuar edhe ndaj Sulejman Alimit, drejtor ekzekutiv i FK Shkëndija Araçinovo 77, për sulm verbal dhe kërcënime të drejtuara ndaj katërshes së gjyqtarëve pas së njëjtës ndeshje.
Procedurë disiplinore është iniciuar ndaj KF Kamjani për organizim të dobët të ndeshjes së xhiros së 8-të të Ligës së Dytë kundër KF Kozhuf.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Disiplinor shqiptoi edhe pezullime nga pjesëmarrja për katër futbollistë: Martin Todorov (KF Shkëndija Haraçinë) – pezullim për 2 ndeshje; Darko Denkov (KF Detonit) – pezullim për 2 ndeshje; Enis Dervishi (KF Kamjani) – pezullim për 3 ndeshje; David Ristovski (AP Brera Strumicë) – pezullim për 1 ndeshje.





