Federata e Futbollit e Maqedonisë ka privilegjinë, përgjegjësinë dhe mundësinë për të qeverisur futbollin në Maqedoni në të gjitha aspektet e tij.
Ne po e arrijmë zhvillimin e futbollit amator dhe profesional në partneritet dhe bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n, si organizatat e futbollit, ku jemi anëtarë të plotë, me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me ekonominë dhe, natyrisht, me sponsorët.
Duke marrë përsipër rolin, dhe me të edhe përgjegjësinë e të qenit në futboll, ne duhet të përshtatemi me rrethanat që ndryshojnë dhe zhvillohen vazhdimisht. Ne duhet të përballemi me të gjitha sfidat e reja që futbolli i sjell botës. Ne duhet të vendosim qëllime të reja që do të na çojnë drejt suksesit, në një mënyrë të drejtë dhe me vlera të vërteta. Çdo vit, ne do të përpiqemi të jemi fitues si në aspektin sportiv, poashtu edhe në atë organizativ dhe administrativ.
Misioni ynë është t'i shërbejmë dhe ta udhëheqim Federatën e Futbollit të Maqedonisë drejt arritjes së rezultateve dhe me një lidership të suksesshëm të ndërtojmë integritet me qëllim ruajtjen e lojës së futbollit në tërësi. Të mbrojmë dhe të kujdesemi për të ardhmen e futbollit, duke forcuar një mentalitet fitues dhe duke mundësuar qasje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e futbollit në Maqedoni. Misioni ynë është të bashkëpunojmë me organizatat dhe shoqatat lokale dhe rajonale, klubet, ligat, spektatorët, tifozët dhe palët e tjera që udhëheqin lojën dhe të përshpejtojmë rritjen, zhvillimin dhe vazhdimësinë e futbollit në Maqedoni.
FFM është në bashkëpunim të ngushtë dhe me tendencë për të forcuar marrëdhëniet me FIFA-n dhe UEFA-n, organizata që kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, në promovimin e shëndetit dhe arsimimit në Maqedoni, në fqinjësi dhe në mbarë botën.
Futbolli në Maqedoni është një nga ambasadorët tanë më të mëdhenj, një promovues i lojës së ndershme, i përfshirjes sociale dhe shoqërore, një promovues i shëndetit dhe arsimit në shoqërinë tonë. Misioni ynë është të mbrojmë vlerat dhe parimet kryesore të lojës së futbollit, siç janë: Integriteti, diversiteti, dinjiteti, rregullat e lojës, gjyqtarët, kundërshtarët dhe mbështetësit, me qëllim që të mbrojmë frymën e vërtetë të lojës sonë.
Vizioni ynë është të bëhemi një organizatë e respektuar futbolli, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, një organizatë që u shërben të gjithë atyre që janë të interesuar në lojën e futbollit në vend. Ne jemi të përkushtuar për të respektuar lojën e futbollit dhe kundërshtarët tanë me lojë të ndershme, me përgjegjësi dhe respekt për të gjithë individët, qofshin ata lojtarë, spektatorë, tifozë, mbështetës, partnerë apo vetë shoqëria, ligji dhe rregullat e lojës, që është përgjegjësia jonë ndaj familjes ndërkombëtare të futbollit.
Masar Omeragiç, është biznesmen nga Maqedonia, ish-futbollist dhe veprimtar në fushën e futbollit, i cili ka lindur më 16 nëntor 1969, në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë
Ai ishte pjesë e gjeneratës së parë kampione të klubit Slloga Jugomagnat, ndërsa gjatë karrierës si lojtar ka luajtur gjithashtu për skuadrat e Balkan-it, Sileks-it nga Kratova dhe për klubin me shumë trofe në vend, KF Vardar
Nga viti 2000 deri më 2002 ishte anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa nga viti 2002 deri më 2006 ishte pjesë e Bordit Drejtues të FFM-së, ku në atë periudhë ishte në postin e drejtorit të përfaqësueses së Maqedonisë.
Pas përfundimit të karrierës së futbollistit, punoi në kompaninë familjare, ndërsa më vonë mori drejtimin e saj si pronar dhe drejtor i përgjithshëm i “Rule Turs”.
I martuar dhe baba i dy djemve, ai flet rrjedhshëm anglisht, Masar Omeragiq ka treguar gjithmonë interes të veçantë për përfaqësimin e futbollit në Maqedoni dhe të klubeve të tij, me një vizion të qartë për të ardhmen, duke u angazhuar për mbrojtjen, promovimin dhe zhvillimin e futbollit në vend, gjithmonë duke e vendosur futbollin në vend të parë.
Leonid Jandreoski (02.10.1997) është ekonomist i diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në “UKIM”. Ai ka përfunduar studimet e masterit në Fakultetin e Ekonomisë në Lubjanë, në fushën e menaxhimit sportiv. Pjesëmarrje aktive në organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit nën 21 vjeç në Lubjanë, Slloveni 2021. Fitoi çertifikatën për menaxhim të avancuar sportiv, një program arsimor i organizuar nga KON-i
Ai ka përvojë pune në kompaninë e njohur “A1 Macedonia” në fushën e komunikimeve të marketingut, duke vazhduar përvojën e tij në të njëjtën fushë në “Universal Media”.
Marjanço STOJKOVSKI – MANTA – Nënkryetar i Bordit Drejtues të FFM-së
Xhevad DIBRANI – Nënkryetar i Bordit Drejtues të FFM-së
Dobre IVANOV – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Dimitar XHONOV – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Vladimir GASHEVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Igor FRANGOSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Sasko TASEV – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Svetozar STANKOVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Zlatko TALEVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Agim IBRAIMI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Abdullah SAKIPI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Stanko MANÇEVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Darko KOSTOVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Goran GAVRILOV – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Gjorgji UGRINOVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Berat ISMAILI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Borce LAZAREVSKI – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së
Slave KOSTOV – anëtar i Bordit Drejtues të FFM-së