Kampioni aktual Vardar sot në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë pret ekipin e Struga Trim Lum në derbin e javës së 12-të të Ligës së Parë të Futbollit. Futbollistët e Vardarit shpresojnë ta vazhdojnë serinë pozitive në kampionat, ndërsa njëkohësisht duan ta harrojnë sa më shpejt paraqitjen e dobët në ndeshjen e Kupës kundër Tikveshit.
Mbrojtësi i djathtë Gjorgjie Jankulov thotë se atmosfera mes futbollistëve të Vardarit është optimiste dhe se plani është të fitohen tri pikët kundër Struga Trim Lum.

„Po luajmë një ndeshje derbi kundër Struga Trim Lum dhe do të përpiqemi ta vazhdojmë serinë e suksesshme të rezultateve që kemi në kampionat. Dëshirojmë tre pikë, duke pasur parasysh se ambiciet tona janë të arrijmë në pozitën e parë në tabelë. Ndeshja e kaluar e Kupës është harruar dhe shpresojmë se ishte vetëm një ditë e keqe. Për të arritur sukses në ndeshjen e sotme kundër Struga Trim Lum, do të duhet t'i minimizojmë gabimet“, deklaroi Gjorgjie Jankulov.
Ndeshja mes Vardarit dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke filluar në orën 14:00, ndërsa do ta gjykojë Done Ristovski.





