Angelov: Do të përpiqemi ta befasojmë Struga Trim Lum

Futbollistët e Shkupit janë në një seri të dobët rezultatesh, por nuk dorëzohen shpirtërisht dhe shpresojnë se shumë shpejt do të arrijnë të dalin nga kriza dhe të shpëtojnë nga fundi i tabelës. Për këtë nevojiten rezultate pozitive, ndërsa sulmuesi Viktor Angelov shpreson se Shkupi mund të bëjë një surprizë në ndeshjen e sotme si mysafir pranë liqenit.

„Kemi një seri negative, por duhet theksuar se në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë dhe vetëm disa gabime tona ishin vendimtare për humbjet. Kemi punuar shumë këtë javë dhe shpresojmë se do të arrijmë t’i japim fund periudhës së keqe dhe të fillojmë një seri pozitive. Struga Trim Lum është një ekip i fortë, veçanërisht luan me shumë cilësi para tifozëve të vet, por nëse arritëm të luanim 1-1 në ndeshjen e parë në Shkup, pse të mos mbetemi të pamposhtur edhe në këtë duel“, thotë Viktor Angelov.

Ai shënoi në dy ndeshjet e fundit kundër Vardarit dhe kundër Shkëndijës së Tetovës.

„Shpresoj që seria ime të vazhdojë, por edhe që ekipi të fillojë të fitojë pikë“, deklaroi sulmuesi i FK Shkupit.

Ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Shkupit është caktuar për në orën 12 në Stadiumin e Qytetit në Strugë, ndërsa do të gjykohet nga Blagojçe Ralevski.