Përfaqësuesja e re e Maqedonisë deri në 15 vjeç e zhvilloi ndeshjen e tretë në Kampionatin Botëror në formatin 7+1 në Baku të Azerbajxhanit, duke barazuar 2:2 ndaj përfaqësueses së Kenias, në një përballje të vështirë dhe mjaft emocionuese.
Futbollistët tanë të rinj në një moment kishin epërsi 2:1, por pas një aksioni të gjatë të kundërshtarit dhe një gabimi në lojën tonë, Kenia arriti të barazojë për rezultatin përfundimtar 2:2.
Golashënues për Maqedoninë ishin: Jetmir Asani dhe Hamza Zuberi.
Formacioni fillestar i Maqedonisë: Mario Stojkovski, Din Rozhajac, Jetmir Asani, Ejmar Emini, Davor Taneski, Stefan Stojanovski, Joan Georgievski dhe Dragan Petkov.
Në ndeshjen e mëparshme, të dytën në turne, Maqedonia humbi nga përfaqësuesja e Çadit me rezultatin 1:2, në një ndeshje me përfundim dramatik.
Maqedonia kaloi në epërsi 1:0, por kundërshtari arriti të barazojë në 1:1, ndërsa në dhjetë sekondat e fundit të ndeshjes shënoi edhe golin e dytë për një fitore përfundimtare 2:1.
Formacioni fillestar i Maqedonisë:
Mario Stojkovski, Din Rozhajac, Ejman Emini, Jetmir Asani, Fisnik Amiti, Joan Georgievski, Dorotej Hristov dhe Dragan Petkov.
Zëvendësime: Maksim Gjorevski, Hamza Zuberi, Stefan Stojanovski, Stefan Arsov dhe Davor Taneski.
Në duelin hapës të kampionatit në Azerbajxhan, Maqedonia e mposhti Panamanë me rezultatin 4:1.





