Në ndeshjen ndërmjet KF Tikveshit dhe KF Bashkimit, në disa situata u morën vendime të drejta nga gjyqtarët në fushë, të cilat u konfirmuan nga dhoma e VAR-it në situatat kyçe.
Në minutën e 43-të, gjatë një dueli në zonën e rreptësisë së Bashkimit, lojtari i ekipit vendas me numrin 34, pasi humbi kontrollin mbi topin, krijoi kontakt me këmbën e mbrojtësit kundërshtar, me synimin për të fituar një goditje nga pika e bardhë. Arbitri kryesor mori një vendim të shkëlqyer për të mos akorduar penallti, vendim i cili u konfirmua edhe pas kontrollit VAR, pasi nuk kishte elemente për akordimin e penalltisë.
Në minutën e 68-të, goli i Bashkimit u anulua me të drejtë për shkak të pozicionit jashtë loje, gjë që u konfirmua edhe nga sistemi VAR.
Dy ndeshjet e sotme të xhiros së 11-të ndërmjet KF Aresimit – KF Bregallnicës dhe KF Tikveshit – KF Bashkimit u gjykuan në mënyrë të shkëlqyer, me vendime të drejta dhe zbatim të qëndrueshëm të rregullave të lojës së futbollit dhe protokollit të VAR-it.





