Kombëtarja e femrave deri në 19 vjeç e nisi me fitore paraqitjen në turneun kualifikues që po zhvillohet në Serbi. Të përzgjedhurat e selektorit Kiril Izov në xhiron e parë e mposhtën kombëtaren e Malit të Zi me 7:3.
Malazezet e shënuan golin e parë që në minutën e pestë, me Jovana Radoviqin si shënuese. Vetëm rreth gjashtëdhjetë sekonda më vonë Maqedonia arriti ta barazojë rezultatin, ndërsa rrjetën e kundërshtareve e tundi Nastasja Nakova.
Në minutën e 29-të, Anika Petroviq e goditi rrjetën e vet për epërsinë e Maqedonisë 2:1, ndërsa deri në fund të pjesës së parë reprezentueset tona shënuan edhe dy gola.
Në minutën e 40-të Melanija Grozdanova na solli epërsi 3:1, ndërsa në minutën e dytë të shtesës së gjyqtarit përsëri u shënua në listën e golashënueseve për epërsinë 4:1.
Pas gjashtë minutash lojë në pjesën e dytë, Angelina Dresaj e ngushtoi rezultatin në 4:2, ndërsa në minutën e 55-të Teona Golabovska, pas një goditjeje të saktë nga 11 metra, e rriti epërsinë në 5:2.
Në minutën e 59-të u akordua penallti për Malin e Zi, ndërsa e saktë ishte Jana Merdoviq. Dhjetë minuta më vonë, Golabovska përsëri u shënua në listën e golashënueseve për epërsinë 6:2.
Në minutën e 83-të, Melani Cvetkoviq e shënoi golin e shtatë për Maqedoninë në duelin kundër Malit të Zi, ndërsa njëkohësisht ishte goli që vulosi edhe rezultatin përfundimtar.
Në ndeshjen e parë të grupit, nikoqirja Serbia e mposhti kundërshtarin tonë të radhës, Azerbajxhanin, me 4:0.
Maqedonia do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë më 29 nëntor, ndërsa fillimi është caktuar për në orën 11:00. Në xhiron e fundit, më 2 dhjetor, do të përballemi me nikoqiren Serbinë, ndërsa dueli fillon në orën 13:00.
MAQEDONIA – MALI I ZI 7:3
Stadiumi: Qendra sportive e FSS-së – Stara Pazova
Gjyqtarja: Odri Gerbel (Francë)
Golashënuesit: Nakova 6, Petroviq 29 (autogol), Grozdanova 40, 45+2, Galabovska 55 (penallti), 69, Cvetkoviq 83 – Radoviq 5, Dresaj 51, Merdoviq 59 (penallti)
MAQEDONIA: Veljanovska, Paneva, Emini, Ristevska (Nanovska 60), Kolovska, Velichkova (Fida 85), Cvetkoska (Markovska 77), Popeski (Cvetković 77), Galabovska, Nakova (Karalioska 60), Grozdanova
Përzgjedhësi: Kiril Izov





