Arsimi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Bregallnicës, një përballje që konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme për ekipin. Në prag të duelit, pritshmëritë e tij i ndau futbollisti Semir Xhema ili, i cili theksoi se objektivi i vetëm është fitimi i tre pikëve.
Pas dy barazimeve kundër kundërshtarëve të fortë Sileks dhe Tikvesh, në kampin e Arsimit mbizotëron optimizmi se ekipi është gati të rikthehet në rrugën e fitoreve.
„Në dy ndeshjet e fundit barazuam kundër ekipeve cilësore si Sileksi dhe Tikveshi. Megjithatë, tani jemi plotësisht të fokusuar te ndeshja kundër Bregallnicës, ku synojmë vetëm rezultat pozitiv, përkatësisht fitoren dhe fitimin e tre pikëve. Shpresojmë që, me mbështetjen e tifozëve tanë, ta përmbushim objektivin dhe të festojmë së bashku“, deklaroi Xhema ili.
Arsimi do të përpiqet, para tifozëve vendas, të arrijë rezultatin e dëshiruar dhe të vazhdojë serinë pozitive në kampionat. Ndeshja Arsimi-Bregallnica do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 12:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar.





