Historia e futbollit në Maqedoni
• Fillimet e lojës së futbollit në Maqedoni datojnë që nga shekulli i 19-të;
• Ndeshja e parë zyrtare u luajt më 20 prill 1919 midis përzgjedhjes së ushtrisë angleze dhe një ekipi të rinjsh nga Shkupi;
• Në nder të asaj ndeshjeje dhe si përkujtimore për të, si dhe me rastin e 70 viteve të futbollit në Maqedoni, në vitin 1978 u ngrit një monument;
• "Vardar" nga Shkupi ishte klubi i parë i futbollit i regjistruar në vitin 1912;
• Gjatë Luftës së Dytë Botërore, skuadra maqedonase e klubeve luajti kundër skuadrave të ushtrisë gjermane dhe bullgare. Shumë lojtarë maqedonas ishin gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar bullgar;
• Në vitin 1945, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shoqatën Sportive të Shkupit u formua seksioni i parë i futbollit, nën presidencën e Gustav Vlahov. Seksioni i futbollit u nda më 16 gusht 1948 dhe Shoqata e Futbollit të Maqedonisë u formua më 14 gusht 1949, si pjesë e Shoqatës së Futbollit të Jugosllavisë;
• Më 7 shkurt 1993, Shoqata e Futbollit të Maqedonisë organizoi kuvendin e saj të parë të pavarur;
• Në vitin 1994, Maqedonia u bë anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s;
• Në vitin 2003, Shoqata e Futbollit të Maqedonisë u riemërua në Federata e Futbollit të Maqedonisë – FFM.