Bordi i FFM-së miratoi Strategjinë „Koha për futboll“ 2027-2031

Në mbledhjen e sotme, Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë miratoi Strategjinë „Koha për futboll“ për periudhën 2027-2031, e cila përcakton një kornizë të qartë për zhvillimin e ardhshëm të futbollit maqedonas dhe definon prioritetet afatgjata dhe objektivat zhvillimore të federatës.

Strategjia përfaqëson një dokument gjithëpërfshirës, të përgatitur mbi bazën e analizës së gjendjes aktuale, konsultimeve me aktorët kryesorë të komunitetit të futbollit dhe udhëzimeve të UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e futbollit. Ajo përcakton vizionin, misionin, objektivat strategjike dhe aktivitetet konkrete për përparimin e të gjitha segmenteve të futbollit në Maqedoni.

Korniza e zhvillimit bazohet në katër shtylla: futbolli i bazës, futbolli elitar, futbolli i femrave dhe qëndrueshmëria socio-ekonomike. Zbatimi i tyre mbështetet nga tre parakushte kryesore: infrastruktura, aktivitetet komerciale dhe marketingu, si dhe zhvillimi organizativ.

Me miratimin e Strategjisë „Koha për futboll“ 2027-2031, FFM vendos bazën për planifikim, zbatim dhe monitorim të koordinuar të proceseve zhvillimore, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale, krijimin e kushteve më të mira të punës dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe afatgjata në futbollin maqedonas.

– Bordi Drejtues i FFM-së miratoi propozimin për fshirjen e borxhit të kompanisë „Kozhuvçanka“ në shumën totale prej 1.261.272 denarësh ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Vendimi u mor me qëllim që të mos i shkaktohet ngarkesë shtesë financiare kompanisë „Kozhuvçanka“ nga Kavadarci dhe pronarit të saj, ndërsa u shpreh pritshmëria që mjetet të orientohen drejt mbështetjes dhe zhvillimit të kategorive të reja të KF Tikveshit, Kavadarci. Në këtë mënyrë, lihet hapësirë për vazhdimin e mbështetjes së futbollistëve të rinj dhe investimin në kushtet e tyre për zhvillim dhe përparim.

– Bordi Drejtues i FFM-së miratoi listën e propozuar të delegatëve për Ligën e Parë dhe të Dytë të futsallit për sezonin garues 2026/27;