Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 16 vjeç barazoi 0:0 në duelin kundër Malit të Zi.
Ndeshja u zhvillua në fushën e kampit stërvitor të FK Budućnost në Podgoricë, ndërsa gjatë nëntëdhjetë minutave të dyja përfaqësueset patën nga disa mundësi për të shënuar. Duke pasur parasysh rastet e pashfrytëzuara nga të dyja palët, rezultati i barabartë ishte përfundimi më realist.
Ndeshjen e dytë kontrolluese të dyja përfaqësueset do ta zhvillojnë të enjten, duke filluar në orën 11.
MALI I ZI – MAQEDONIA 0:0
Kampi stërvitor i FK Budućnost – Podgoricë
Arbitër kryesor:Hisham Temsamani(Maroku) Vladimir Bjelica (Mali i Zi)
MALI I ZI: Ljeon Camaj (46. Filip Radović), Nemanja Nišavić (81. Aldin Rastoder), Radovan Radunović, Bogdan Jokić, Matija Simonović, Sava Janković (73. Vasilije Ljutica), Dimitrije Višnjić (73. Jovan Raković), Simon Kalezić (64. Aleksandar Savo Perović), Petar Ivanović (64. Andrej Pejović), Petar Vuković (81. Balša Vukčević), Aleksandar Jovanović (46. Đorđije Perunović).
PËRZGJEDHËSI: Balša Bogićević.
MAQEDONIA: Mario Stojkovski, Džetmir Asani (72. Hamza Zuberi), Ejman Emini (85. Vasko Trajkov), Din Rožajac, Kalin Avramovski, Amar Neziri, Pavel Zojčevski, Jovan Jančevski (61. Omer Vardar), Stefan Stojanovski (61. Joan Georgievski), Dorotej Hristov (61. Davor Teneski), Fisnik Amiti.
PËRZGJEDHËSI: Goran Stankovski.





