Maqedonia U-15 mund Panama-n me 4:1 në Botërorin në Baku

Përfaqësuesja e re e Maqedonisë U-15 e nisi me fitore pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në formatin 7+1 në Baku të Azerbajxhanit. Në ndeshjen e parë të turneut, të përzgjedhurit e trajnerit Goran Stankovski shënuan fitore bindëse 4:1 ndaj përfaqësueses së Panamasë.

Shpresat e Maqedonisë patën një nisje të shkëlqyer, me katër gola të shënuar dhe një paraqitje të sigurt kundër bashkëmoshatarëve të Panamasë.

Në listën e golashënuesve u regjistruan Fisnik Amiti, i cili shënoi dy gola, si dhe Dorotej Hristov dhe Stefan Stojanoski, të cilët nga një herë e tundën rrjetën e kundërshtarit.

Maqedonia në këtë ndeshje u paraqit me formacionin: Mario Stojkovski, Jetmir Asani, Din Rozhajac, Stefan Arsov, Davor Tanevski, Joan Gjorgjievski, Dorotej Hristov dhe Jovan Jançevski.

Kampionati Botëror në formatin 7+1 është pjesë e projektit të FIFA-s për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe sigurimin e përvojës ndërkombëtare në gara. Ndeshjet luhen me shtatë lojtarë në fushë dhe një portier, në kohëzgjatje prej 40 minutash, me dy pjesë nga 20 minuta.

Maqedoninë e presin edhe ndeshje kundër Çad-it, Kenia-s, Maltës dhe Nigeri-t në fazën e grupeve, me mundësi për t’u kualifikuar në fazën nokaut.