Struga Trim Lum e mposhti bindshëm Shkupin

Struga Trim Lum regjistroi një fitore bindëse 4-0 ndaj Shkupit në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Futbollit. Me këtë triumf, struganët u barazuan me pikë me Shkëndijën dhe vazhdojnë garën për vendin më të lartë në renditje.

Shkupi ende nuk ka fituar dhe ndodhet në vendin e fundit me tri pikë të grumbulluara.

Struganët nisën në mënyrë ofensive dhe brenda gjysmë ore shënuan tre gola. Besmir Bojku e hapi rezultatin në minutën e 11-të me një goditje të shkëlqyer nga distanca, ndërsa gjashtë minuta më vonë Hristijan Maleski e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 30-të, Agamah me goditje me kokë e rriti epërsinë në 3-0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Arbi Vosha në minutën e 59-të të duelit.