Përfaqësuesja e re e Maqedonisë deri në 21 vjeç pësoi humbje nga Serbia, 2:0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Novi Sad. Të përzgjedhurit e Aleksandar Tanevskit zhvilluan një ndeshje luftarake dhe solide ndaj një kundërshtari cilësor, por nuk arritën ta kurorëzonin paraqitjen e tyre me rezultat pozitiv.
Serbia kaloi në epërsi në minutën e 16-të përmes Veljko Milosavljevićit, ndërsa me epërsinë minimale të përfaqësueses vendase u shkua në pushim.
Në pjesën e dytë, Tanevski bëri disa zëvendësime, duke u dhënë mundësi për të luajtur një numri më të madh futbollistësh.
Maqedonia pati disa momente të mira. Në minutën e 64-të, Trajkov e gjeti rrjetën pas asistimit të Velkovit, por goli nuk u akordua për shkak të pozitës jashtë loje. Dy herë rrezikuam me goditje që përfunduan pranë shtyllës, ndërsa në dhjetë minutat e fundit u përpoqëm të ushtronim presion më të madh dhe të arrinim te barazimi. Megjithatë, pa konkretizim para portës kundërshtare. Në kohën shtesë Serbia e shfrytëzoi mundësinë për golin e dytë, ndërsa rezultatin përfundimtar 2-0 e vendosi Gjorgje Petrović në minutën e 92-të.
MAQEDONIA: Lj. Džekov (k), Velkov, Murati, Gj. Džekov, Danev, Nikolovski, Veličkovski, Gjorgjevski, Trajkov, Arizankoski, Manojlov.





