Përfaqësuesja e Maqedonisë e mësoi kundërshtarin në play-off-in për mbijetesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja maqedonase në mars të vitit të ardhshëm do të përballet me përfaqësuesen e Qipros, e cila në fazën e grupeve në Ligën C zuri vendin e dytë pas Malit të Zi.
Në histori, vetëm dy herë jemi përballur me Qipron, dhe kjo ka ndodhur më shumë se tri dekada më parë.
Në duelin e parë, të zhvilluar më 17 dhjetor 1994 në Shkup, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, triumfuam me 3.0, ndërsa shënues i të tre golave ishte Boško Gjurovski.
Ndeshjen e dytë e luajtëm më 11 tetor 1995 në Limasol, ndërsa të përzgjedhurit e trajnerit Andon Donçevski morën një pikë pasi rezultati përfundimtar ishte 1:1, me Borçe Jovanovskin që shënoi golin për Maqedoninë.
Në gjashtë paraqitjet në Ligën e Kombeve, Qiproja regjistroi dy fitore, po aq humbje dhe pati dy rezultate barazimi.
Kundërshtari ynë i ardhshëm fitoi ndaj Letonisë (2:1) dhe Armenisë (2:0), u mposht dy herë nga Mali i Zi (1:4 dhe 1:2), ndërsa nga një pikë mori në përballjet me Letoninë (0:0) dhe Armeninë (1:1).
Në ndeshjet e tjera të play-off-it përballen Estonia – Rumania, Ishujt Faroe – Gjeorgjia dhe Bjellorusia – Izraeli.





