Përfaqësuesja e re e futsallit barazoi me Malin e Zi

Përfaqësuesja e futsallit e Maqedonisë deri në 19 vjeç sonte në Tivat zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese kundër përfaqësueses përkatëse të Malit të Zi.

Dueli përfundoi pa fitues, ndërsa të dyja përfaqësueset shënuan nga një gol. Përfaqësuesja e Maqedonisë kaloi në epërsi në minutën e 16-të, ndërsa golashënues ishte Jovan Bojçev.

Dymbëdhjetë minuta më vonë, vendasit përmes Lazar Vorotoviqit arritën të barazojnë në 1:1, që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Në minutën e 32-të, Mali i Zi nuk arriti ta realizojë penalltinë, falë reagimit të shkëlqyer të portierit tonë, Ilija Petreskit.

Për Maqedoninë në këtë ndeshje luajtën: 1. Alek Toshevski (portier), 11. Mihail Gogovski, 2. Leonid Stojevski, 8. Luka Davitkovski, 4. Kliment Gjoshеv, 6. Aki Mehmedaliev, 3. Hristijan Rizov, 14. Jovan Bojçev, 12. Ilija Petreski (portier), 9. Jovan Lembevski, 10. Aleksandar Krstevski, 13. Matej Angjelovski, 5. Bojan Peshev, 22. Damjan Ivanovski (portier)

Përfaqësuesja e drejtuar nga përzgjedhësi Zoran Lekiç nesër nga ora 11:00 do ta zhvillojë duelin e dytë kundër vendasve, Malit të Zi.