Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë U19 shënoi fitore 6:3 në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Malit të Zi, e cila u zhvillua në Tivat.
Të përzgjedhurit e selektorit Zoran Lekiq kaluan në epërsi me golin e Leo Stojevskit në minutën e tretë. Në të gjashtën, Mihail Gogovski e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa tashmë në minutën e dhjetë kishim epërsi 3:0, pasi Aleksandar Krstevski e mposhti portierin kundërshtar,
Në minutën e 11-të, Balsha Rakoçeviq e dërgoi topin në rrjetën e vet për epërsinë 4:0 të Maqedonisë.
Filip Gopçeviq në minutën e 17-të shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa rreth gjashtëdhjetë sekonda më vonë Milan Raganoviq e ngushtoi epërsinë në 4:2.
Matej Angelovski në minutën e 25-të u regjistrua në mesin e golashënuesve për epërsinë 5:2 të Maqedonisë, ndërsa në të 28-ën Bogdan Goloviq shënoi dhe e ngushtoi rezultatin në 5:3.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Hristijan Rizov dy minuta para fundit të ndeshjes.





