Përfaqësuesja U19 u mposht ngushtë nga Zvicra

Në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues të Ligës B, përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht nga Zvicra me 1:0.

Të përzgjedhurit e selektorit Dimitar Kapinkovski patën mundësinë të kalonin të parët në epërsi, por, për fat të keq, Jakov Stojkovski nuk arriti ta shfrytëzonte rastin.

Në minutën e 32-të, Janis Odin e mposhti Aleksandar Trajkovin për epërsinë e zviceranëve, ndërsa në fund ky ishte edhe rezultati përfundimtar.

Në ndeshjen e dytë të grupit tonë, Irlanda e Veriut festoi fitoren 3:1 në përballjen me Maltën.

Pikërisht përfaqësuesja e Maltës është kundërshtari ynë i fundit në turne, ndërsa ndeshja në stadiumin Kukush në Turnovë fillon në orën 12:00.

 

MAQEDONIA – ZVICRA 0:1

Golashënues: Odin 32

Arbitër kryesor:Hisham Temsamani(Maroku) Mark Nagtegal (Holandë)

MAQEDONIA: Trajkov, Rochi, F. Cvetkovski, Velkov (Damevski), Markovski, Abdurahmani, Stojkovski (Mrmachovski), Zhakou (Grashevski), Kurtishi (Emini), Tanchev, Hodža