Përfaqësuesja e Maqedonisë nën 21 vjeç do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Serbisë në Novi Sad më 12 nëntor. Për ndeshjen kundër Serbisë në stadiumin "Karagjorge", trajneri i ekipit, Aleksandar Tanevski, ka ftuar 24 futbollist.
Portierë: Ljupçe Xhekov (Sileksi), Daniel Dikovski (Vardari), Nataniel Dimovski (Pelisteri);
Mbrojtja: Zlatko Radevski (Teteksi), Andrej Velkov (Bregalnica), Davor Rosiç (Ohër), Gjorgje Xhekov (Sileksi), Luka Atanasovski (Teteksi), Adis Murati (Bashkimi), Andrej Arizankovski (Shkëndija Haraçinë), Gjorge Tançev (Brera).
Mesfusha: Vasil Tasovski (Mladost Luçani, Serbi), Teodor Nikollovski (Tikveshi), Ilija Maslarov (Lugano, Zvicër), Nikolla Manojlov (Sileksi), Martin Gjorgievski (Banska Bistrica, Sllovaki), Luka Trpevski (Crvena Zvezda, Serbi), Gorjan Cvetkov (Skopje);
Sulmi: Nikola Veliçkovski (Skendërbeg, Shqipëri), Dimitar Danev (Vardari), Admir Latifi (Osijek, Kroaci), Ariton Mehmed (Shkëndija Haraçinë), Igor Ristov (Brera), Dimitar Trajkov (Vlorë, Shqipëri);
Aleksandar Tanevski – trajner kryesor i përfaqsueses së Maqedonisë U-21
"Presim një provë serioze kundër një skuadre jashtëzakonisht cilësore. Serbia po pret Kampionatin Evropian nën 21 vjeç dhe ka ambicie të larta me këtë skuadër, gjë që e bën ndeshjen një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësitë tona kundër një kundërshtari të fortë.
Pjesa më e madhe e skuadrës sonë përbëhet nga lojtarë të lindur në vitet 2006 dhe 2007, të cilët duhet të jenë liderët e ekipit kombëtar në ciklin e ardhshëm kualifikues. Përveç tyre, do të kemi edhe disa lojtarë të lindur në vitin 2005, të cilët për shkak të kufirit të moshës nuk do të kenë të drejtë të luajnë në ciklin e ardhshëm, por këta janë lojtarë me potencial dhe cilësi për ekipin kombëtar A.
Futbollistët e brezave të rinj, të cilët ishin pjesë e grumbullimit të mëparshëm, këtë herë do të jenë në dispozicion të përzgjedhësve të ekipeve përkatëse të të rinjve, të cilët presin ndeshjet kualifikuese. Në Federatë, ne punojmë sipas një koncepti të përbashkët dhe me një qëllim të qartë, zhvillimin e lojtarëve dhe përparimin e futbollit kombëtar.
Edhe pse është një ndeshje miqësore, ka një rëndësi të madhe për ne. Do të na lejojë të shohim se si funksionojmë dhe reagojmë kundër një kundërshtari të fortë, por edhe të kemi një pamje më të qartë të gjërave që duhet t'i kushtojmë vëmendje në periudhën e ardhshme."





