Dy golat e Hasukiqit i siguruan fitoren Sileksit ndaj Shkëndijës së Haraçinës.

Esmir Hasukiq me dy gola i solli ekipit të Sileksit tri pikë të reja në duelin me Shkëndijën e Haraçinës, duke bërë që ekipi nga Kratova tani të ngjitet mbi kundërshtarin e sotëm në tabelën e ligës së parë.

Sulmuesi i Sileksit shënoi nga një gol në të dyja pjesët, për një fitore përfundimtare 2:0.

Ekipi i Kratovës kaloi në epërsi që në minutën e 3-të. Delimegjac harkoi nga e djathta, ndërsa Hasukiqi e goditi topin me kokë dhe mposhti Sto levskin.

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati shumë emocione, përveç një rasti për Shkëndijën e Haraçinës përmes Simonovskit dhe një pritjeje të Xhekovit.

Goli i dytë i Sileksit erdhi në minutën e 52-të. Pas një aksioni, Timovski pasoi te Hasukiqi, i cili doli i vetëm përballë Sto levskit dhe e mposhti, por u sinjalizua pozicion jashtë loje. Megjithatë, gjyqtarët e VAR-it treguan se goli ishte i rregullt dhe Sileksi kaloi në epërsi 2:0.

Sileksi pati edhe dy raste të mira për një fitore më bindëse, përmes Delimegjacit nga goditja e lirë dhe përmes Manojlovit, por goditjen e parë e priti Sto levski, ndërsa e dyta përfundoi pranë portës. Edhe Shkëndija e Haraçinës pati disa mundësi për të ngushtuar rezultatin, por në fund Xhekovi, me disa ndërhyrje të suksesshme, e ruajti portën e paprekur edhe në këtë ndeshje.