Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër kundër Sllovenisë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve.
„Më gëzon fakti që u ktheva dhe më vjen keq që nuk munda të ndihmoja muajin e kaluar në katër ndeshjet e para. Luajtëm mirë në Skoci, por fati nuk ishte në anën tonë. Duhet të bëjmë edhe më mirë dhe, nëse në fushë e paraqesim atë që trajneri kërkon prej nesh, rezultatet me siguri do të vijnë“, theksoi rikthyesi në kombëtare, Darko Çurlinov.

Dimitar Mitrovski e humbi duelin në Gllasgou për shkak të problemeve me lëndimin, por tani është i gatshëm të jetë në dispozicion për përballjen me Slloveninë.
„Ndihem më mirë pas lëndimit, stërvitem normalisht dhe sonte do të vendosim nëse do të luaj apo jo. Sllovenia është një përfaqësuese kompakte, luan shkëlqyeshëm në tranzicion dhe besoj se do të kërkojë fitoren. Ne duhet të japim maksimumin dhe të përpiqemi të fitojmë tre pikë“, tha Mitrovski.
Ndeshja do të zhvillohet të hënën në stadiumin Todor Proeski, ndërsa fillimi është caktuar për orën 20:45.





