Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për ndeshjet e play-off-it për plotësimin e Ligës së Dytë për sezonin 2026/2027.
Tetë ekipe do të garojnë për katër vendet në këtë komopeticion, tre prej të cilave janë ekipe që u renditën nga vendi i nëntë deri në të 11-tin në Ligën e Dytë dhe pesë kampionë në Ligat Rajonale.
Shorti përcaktoi që për një vend në Ligën e Dytë të Maqedonisë, do të përballen këto ekipe:
Teteksi Tetovë - Vllaznimi Strugë
Kamenica Sasa - Euromilk GL
Kozhuvi Gjevgjeli - Borec Veles
Pobeda Valandovë - Kamjani Kamjan
Ndeshja Teteksi - Vllaznimi do të luhet më 31 maj, duke filluar nga ora 16:30. Tre ndeshjet e mbetura do të luhen një ditë më parë në të njëjtën kohë, dhe qytetet pritëse do të përcaktohen më vonë.





