Pesë debutues në listën e Goce Sedloskit për miqësoret me BeH dhe Turqinë

Trajneri i përfaqësueses "A" të Maqedonisë, Goce Sedloski, njoftoi listën e futbollistëve që janë në kombinim për ndeshjet miqësore të ardhshme jashtë fushe kundër Bosnjës dhe Hercegovinës (29.05.) në Sarajevë dhe Turqisë (01.06.) në Stamboll.

Seleksionuesi i Maqedonisë do të ketë në dispozicion 27 lojtarë, përfshirë këtu edhe 5 futbollistë që do të veshin fanellën e Maqedonisë për herë të parë si: mbrojtësi rumun te UTA, Din Allomeroviç, mbrojtësi i djathtë i Vardarit, Jankullov, mesfushorët e Sileksit, Angjeleski dhe Dodev, dhe golashënuesi më i mirë i Vardarit, Azer Omeragiç.

Për shkak të lëndimit, trajneri Sedloski nuk do të llogarisë në shërbimin e futbollistëve: Ljupçe Doriev, Luka Stankovski, Egzon Bejtullai, Mario Ilievski dhe Dimitar Mitrovski, ndërsa për shkak të angazhimeve të klubit do t'i mungojnë në të dy ndeshjet: Tihomir Kostadinov dhe Andrej Stojçevski.

PORTIER: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Davor Taleski (Vardar);

MBROJTES: Gjoko Zajkov (Ajman), Visar Musliu (Sent Truiden), Nikolla Serafimov (Levski), Din Alomerovi[ç (UTA Arad), Ezgjan Alioski (Lugano), Jovan Manev (Novi Pazar), Imran Fetai (Shkëndija), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Stefan Despotovski (OFK Beograd) Darko Velkovski (Vardar), Georgije Jankulov (Vardari);

MESFUSHOR: Elif Elmas (Napoli), Enis Bardi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardar), Jani Atanasov (AEL Larissa), Agon Elezi (Sarajevë), Sefer Emini (Sonderjyske), Darko Angeleski (Sileks), Darko Dodev (Sileks);

SULMUES: Bojan Miovski (Gllasgou Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Elmin Rastoder (Tun), Azer Omeragiç (Vardar), Milan Ristovski (Bohemians);

Grumbullimi i futbollistëve të Maqedonisë është planifikuar për 25 maj, në hotelin "Hilton" në Shkup.