Lojtarët e Sileksit mposhtën Shkëndijën me rezultatin 1:0 në finalen e Kupës së Maqedonisë dhe triumfuan për herë të katërt në historinë e klubit.
"Sipas pritjeve, ndeshja e sonte ishte e vështirë. Shkëndija mund të ketë qenë një kundërshtare më e mirë në fushë, por kjo ishte pjesë e taktikës. Jo çdo ndeshje, veçanërisht një ndeshje kaq e rëndësishme, mund të luhet në mënyrë tërheqëse. Ne luajtëm siç u dakorduam. E zhvendosëm me vetëdije Dodevin në anën e majtë, për të bërë një tepricë dhe ia dolëm mbanë, shënuam një gol në kohë dhe mendoj se me meritë fituam Kupën. I përgëzoj djemtë, nëse vitin e kaluar pothuajse humbëm trofeun e kampionatit, këtë vit morëm Kupën, që është një sukses i madh për ne", tha Vasoski.
"Kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e Sileksit këtë sezon, por fillimisht ramë dakord të mbyllnim të gjitha afrimet dhe pas minutës së 60-të të godisnim me armë të forta. Kjo është arsyeja pse Mirçevski mund të ketë mbetur në stol, por pikërisht në ato momente kur ndeshja po vendosej, ne shënuam gol", shtoi Vasoski.





