Fillon raundi i dytë i kampionatit, ndërsa kampioni aktual Vardari sot (ora 14:00) luan si mysafir në Shtip, ku do të përballet me Bregallnicën.
Vardari ka regjistruar dy fitore radhazi dhe synon ta vazhdojë serinë edhe në ndeshjen e sotme si mysafir në Shtip.
Sulmuesi Ediz Spahiu beson se Vardari do të arrijë t’i fitojë tre pikët nëse ekipi luan në nivelin e kërkuar, i përqendruar në mbrojtje dhe kreativ dhe i përkushtuar në sulm.
„Shkojmë për fitore, kjo është gjithmonë mendimi i parë për çdo lojtar që e vesh fanellën e Vardarit. E respektojmë Bregallnicën, por besojmë në cilësitë tona dhe do të përpiqemi të imponojmë ritmin tonë në duelin e sotëm në Shtip. Besoj se do t’i fitojmë tri pikët nëse luajmë në nivelin e kërkuar“, thotë Ediz Spahiu.
Në hapje të kampionatit, në xhiron e parë, Vardari fitoi ndaj Bregallnicës me rezultatin 2-0, me golat e Danevit dhe ZakarIqit. Megjithatë, dueli i sotëm në Shtip është një sprovë e re për „kuqezinjtë“.
Ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Vardarit është caktuar për në orën 14:00 në Stadiumin e Qytetit në Shtip, ndërsa do ta gjykojë Done Ristovski.





