Temelkov: Besojmë te vetja, Bregallnica shkon për fitore në Kavadar

Skuadra e Bregallnicës është në një seri prej dy ndeshjesh pa humbje në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Skuadra nga Shtipi ka bilanc të dobët në ndeshjet si mysafire, vetëm një barazim dhe tri humbje në katër ndeshjet e deritanishme.

Nga kampi i Bregallnicës shpresojnë se, më në fund, do t’i japin fund kësaj serie të keqe dhe se, më në fund, do ta festojnë fitoren edhe në ndeshjet si mysafirë.

„E dimë se Tikveshi është një skuadër e vështirë, veçanërisht kur luan në fushën e vet. Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë. Por kemi cilësi dhe besojmë te vetja. Kavadari është gjithmonë një fushë e vështirë për të fituar pikë, por do të përpiqemi të japim më të mirën nga vetja dhe të kthehemi me rezultat pozitiv“, thotë Riste Temelkov, lojtari i Bregallnicës.

Dueli mes Tikveshit dhe Bregallnicës do të luhet në mesditë, në orën 12:00, në stadiumin në Kavadar.