Maqedonia nuk arriti të nxirrte rezultat pozitiv nga vizita në Gllasgou, pasi humbi nga Skocia me rezultatin 2-1 në stadiumin „Hampden Park“, në ndeshjen e pestë të Ligës së Kombeve. Xhon MekGin, me dy gola, e udhëhoqi përfaqësuesen vendase drejt fitores, ndërsa Elmin Rastoder shënoi golin e vetëm për Maqedoninë dhe i dha fund serisë pa gol të ekipit senior të Maqedonisë.

Megjithatë, mbetet përshtypja se Skocia fitoi një penallti pas ndërhyrjes nga dhoma e VAR-it.
Skocia e mori iniciativën që në pjesën e parë dhe krijoi disa raste të mira, por Stole Dimitrievski ishte pjesa më e sigurt e përfaqësueses së Maqedonisë. Portieri i Maqedonisë ndërhyri shkëlqyeshëm në disa raste, duke ndalur përpjekjet e Skot MekTominej dhe Çe Adams.
Rastin më të mirë për vendasit në pjesën e parë e pati MekTominej në minutën e 16-të, por Dimitrievski e mbajti portën e tij të paprekur me një pritje të shkëlqyer. I njëjti duel u përsërit edhe në minutën e 39-të, kur gardiani maqedonas përsëri doli fitues. Në anën tjetër, Doriev u përpoq të kërcënonte, por pa një përfundim konkret.
Skocia vazhdoi me presionin edhe pas pushimit. Që në minutën e 46-të, Bill Gillmur humbi një mundësi të pabesueshme, pasi nga afërsia e dërgoi topin mbi traversë, megjithëse përpara kishte një portë pothuajse bosh.
Megjithatë, në minutën e 54-t, MekGin shfrytëzoi komunikimin e dobët në mbrojtjen e Maqedonisë. Pas një topi të gjatë, Musliu dhe Elmas nuk reaguan siç duhej, Che Adams e vazhdoi aksionin, ndërsa MekGin doli ballë për ballë me Dimitrievskin dhe shënoi për 1-0.

Megjithatë, Maqedonia tregoi karrakter dhe vetëm tri minuta më vonë e barazoi rezultatin. Enis Bardhi ekzekutoi një goditje nga këndi nga krahu i majtë, ndërsa Elmin Rastoder u gjend te shtylla e parë dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi golin e tij të parë për përfaqësuesen, për 1-1. Ky ishte edhe goli i parë i Maqedonisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Vendimi për fituesin u mor në minutën e 74-t. Pas shqyrtimit të situatës dhe ndërhyrjes nga dhoma e VAR-it, gjyqtari Mikeal Oçenash akordoi penallti për Skocinë pas ndërhyrjes së Stole Dimitrievskit në zonën e rreptësisë së Maqedonisë. MekGinn ishte i sigurt nga pika e bardhë dhe shënoi golin e tij të dytë në ndeshje për 2-1.

Deri në fund, Maqedonia u përpoq të rikthehej sërish në lojë. Në minutën e 85-të, Enis Bardhi gjuajti rrezikshëm nga goditja e lirë, por portieri Gan ishte në vendin e duhur dhe e ruajti epërsinë e vendasve.
SKOCI – MAQEDONI 2-1 (0-0)
Stadiumi „Hampden Park“ në Gllasgou. Spektatorë: 45.000. Gjyqtar: Mikael Oçenash (Sllovaki). Golashënues: MekGin 54′, 74′ pen. (Skoci), Rastoder 57′ (Maqedoni).
SKOCIA: Gan, Porteous, Graham, Tirni, Ganon – Doak (76′ Hikej), Ferguson, Gillmur (76′ Kristi), Robertson, MekTominej, Adams (66′ MekBurni).
Përzgjedhës: Sebastien Pocognoli
MAQEDONIA: Dimitrievski, Ilievski, Mladenovski, Musliu, Alioski, Gashtarov (64′ Elezi), Elmas (78′ L. Stankovski), Bardhi, Doriev (84′ Nikollov), Rastoder (78′ Omeragiç), Çurlinov (64′ Maleski).
Përzgjedhës: Goce Sedlloski





