Në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, përfaqësuesja e Maqedonisë fitoi një pikë pasi në ndeshjen në Turnovë luajti pa gola kundër Irlandës së Veriut.
Të përzgjedhurit e trajnerit Dimitar Kapinkovski patën mundësinë të merrnin të tri pikët, por edhe mysafirët ishin në pozicion, veçanërisht në fund të ndeshjes, për të arritur fitoren.

Megjithatë, rastin më serioz për gol e patën futbollistët e Irlandës së Veriut, të cilët në minutën e 84-t goditën traversën e portës së Aleksandar Trajkovit, ndërsa goditjen e realizoi Callum Thompson.

Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë mund të kishin shënuar në pjesën e parë, kur Ditmir Hodzha nuk e goditi mirë topin pas një krosimi nga këndi, ndërsa më pas ekipi ynë pati tentativa përmes Muhamed Kurtishit dhe Ivan Tançevit.
Turneu vazhdon të shtunën, kur Maqedonia po ashtu në Turnovë do të përballet me Zvicrën, ndërsa fillimi i ndeshjes është caktuar për orën 13:00.






