Shkupi dhe Sileksi barazuan pa gola në Autokomandë.

Shkupi dhe Sileksi luajtën pa gola në terrenin e vështirë në Autokomandë. Sileksi ishte kundërshtar më i mirë, pati edhe më shumë raste, por nuk arriti ta mposhtë shkëlqyeshëm Kristian Naumovskin, i cili pati disa ndërhyrje të suksesshme.

Kratovasit e patën rastin e parë në minutën e 7-të të ndeshjes, kur pas gabimit të Trajçevskit, Manajllovi u gjend në një mundësi të shkëlqyer, por Naumovski e priti goditjen e tij. Në minutën e 22-të, Shero ishte në pozitë të mirë, por në momentin e fundit u bllokua nga Trajçevski. Rastin e fundit në pjesën e parë, Sileksi e pati në minutën e 36-të, kur Timovski provoi nga e djathta, por përsëri Naumovski ishte në lartësinë e detyrës.

Pjesa e dytë nisi me një rast për Shkupin përmes Gordiçit, i cili u përpoq ta shfrytëzonte gabimin e Xhekovi, por topi shkoi pranë portës.

Sileksi pati një valë sulmesh nga minuta e 67-të deri në minutën e 74-t, kur provuan Shero dhe Hasukiqi. Veçanërisht rasti i Sheros ishte më seriozi, kur gjuajti nga 22-23 metra, por Naumovski ishte fenomenal, ndërsa Hasukiqi në dy raste nuk arriti ta godiste portën.

Rasti i fundit për Sileksin u shpërdorua në minutën e 87-të përmes Mishovit, por edhe këtë goditje e priti Naumovski, duke i siguruar kështu një pikë të madhe ekipit të tij.