Futbollistët e kampionit aktual Vardar ende e kujtojnë mirë humbjen nga Arsimi në ndeshjen e sezonit të kaluar në Gostivar dhe do të bëjnë gjithçka që kjo të mos përsëritet. Pas humbjes nga Tikveshi në shtëpi, futbollistët e Vardarit duan të rikthehen në rrugën e fitoreve dhe janë të gatshëm të zhvillojnë një ndeshje cilësore.
„Jemi të gatshëm dhe udhëtojmë në Gostivar për tri pikë“, porosisin nga kampi i kampionit.
Futbollistët e Vardarit do të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe nuk do të mashtrohen nga forma e dobët e Arsimit në kampionat. Kundërshtari ka katër humbje radhazi në kampionat, ndërsa pas triumfit të djeshëm të Shkupit ra edhe në pozitën e fundit në tabelë.
Ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Vardarit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar duke filluar në orën 12:00, ndërsa do të gjykohet nga Stojançe Stojanov.





