Bordi i Gjyqtarëve me analizën e dy ndeshjeve të para të xhiros së 15-të në PMFL

Në ndeshjen e parë, ndërmjet ekipeve të FC Shkëndija Aracinovo dhe FC Bregallnica Shtip, u konstatua se nuk kishte asnjë situatë të diskutueshme. Gjyqtarët e katërshes në fushë, si edhe gjyqtarët e VAR-it, u vlerësuan pa asnjë vërejtje.

Në ndeshjen e dytë, ndërmjet ekipeve të FC Bashkimi dhe FC Shkup, vendimtare ishte situata e minutës së 90-të, kur fillimisht u anulua goli i ekipit vendas për shkak të një pozite të dukshme jashtë loje.

Gjyqtarët e VAR-it e shqyrtuan me hollësi situatën dhe e konfirmuan vendimin e marrë drejt në fushë. Kështu, edhe në këtë ndeshje, ekipi i gjyqtarëve e përfundoi detyrën e tij pa vërejtje.