Grozdanovski: Pas fitores së parë, duam të vazhdojmë në të njëjtin stil edhe ndaj Bashkimit

Futbollistët e Shkupit në xhiron e kaluar arritën fitoren e parë në Ligën e Parë, ndaj tani, të frymëzuar nga suksesi, duan të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në transfertën e sotme në Kumanovë dhe në duelin me Bashkimin. Me një rezultat eventualisht pozitiv, të përzgjedhurit e Ivan Varadinovskit do të dërgojnë mesazh se absolutisht nuk kanë ndërmend të dorëzohen në luftën për mbijetesë në elitë.

Mesfushori Tomçe Grozdanovski po rikthehet në formën e tij të dikurshme të njohur, luajti shkëlqyeshëm kundër Arsimit dhe shpreson që skuadra të vazhdojë në të njëjtin drejtim edhe në ndeshjen e sotme.

„Ndihen vibracione pozitive, arritëm te tre pikët kundër Arsimit dhe tani do të donim të vazhdonim me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjen e sotme me Bashkimin. E dimë se nuk është e lehtë të fitosh në Kumanovë, por besojmë në cilësinë tonë, e cila, mendoj se më në fund po vjen në shprehje“, deklaroi Tomçe Grozdanovski.

Ndeshja mes Bashkimit dhe Shkupit është caktuar për në orën 13:00 në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, ndërsa do ta gjykojë Aleksandar Grujoski.