Nikolovski: Tikveshi synon tre pikët kundër Bashkimit

Skuadra e Tikveshit është në formë të shkëlqyer dhe në këtë gjendje hyn në përballjen kundër Bashkimit në shtëpi, sot në xhiron e 11-të të Ligës së Parë. Skuadra nga Kavadari nuk ka humbur në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjen e Kupës së Maqedonisë kundër Kroshu Sport Bitolës.

Skuadra nga Kavadari herën e fundit triumfoi në shtëpi me rezultatin bindës 3:0 kundër Bregallnicës dhe në këtë përballje të sotme hyn pas barazimit me Arsimin në transfertë.

Te Tikveshi shpresojnë se seria e suksesshme do të vazhdojë dhe se në fund do të arrijnë ta mposhtin skuadrën e Bashkimit.

„Na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd dhe nuk duhet të na mashtrojë fakti që Bashkimi humbi në shtëpi nga Sileksi në xhiron e kaluar. Ne besojmë në cilësitë tona dhe, si në çdo ndeshje, synojmë rezultat pozitiv. Atmosfera në skuadër është në nivel të lartë që nga fillimi, jemi plotësisht të përgatitur dhe të motivuar dhe shpresoj se me lojë të mirë do të arrijmë t’i gëzojmë tifozët tanë“, tha Teodor Nikollovski, mesfushori i Tikveshit.