Fillimin e ndeshjes e pati skuadra mysafire. Në minutën e 3-të, Besmir Bojku ndërhyri ashpër ndaj Endrit Krasniqit, ndërsa gjyqtari Trpçevski tregoi pikën e bardhë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, penalltia u anulua.
Në minutën e 16-të, Ismaili krosoi në zonë, ndërsa Radeski nuk ishte i saktë në tentativën e tij me kokë. Në minutën e 25-të, Struga TL ndërmori një kundërsulm të shpejtë – Bojku asistoi, ndërsa Agamah gjuajti menjëherë, por aty ndërhyri shpejt Manev.

Në minutën e 30-të, mbrojtësi Rama gjuajti nga 20 metra, por topi përfundoi mbi portë. Shkëndija u kundërpërgjigj në minutën e 38-të, kur Marko Gjorgjieski goditi fuqishëm me kokë, ndërsa portieri vendas Vas.ilev intervenoi në vijën e portës.

Shkëndija e nisi më mirë edhe pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, pati një rrëmujë të vërtetë në zonën e vendasve, ku Meliqi goditi fuqishëm, por topi përfundoi në traversën e Strugës TL. Në minutën e 51-të, Shkëndija pati rastin më të mirë përmes Marko Gjorgjieskit, i cili gjuajti menjëherë pas asistimit të Trumçit, por Vasilevi me një reagim refleksiv e devijoi topin në korne.

Krahu i djathtë i Shkëndijes ishte më i rrezikshmi. Në minutën e 56-të, Trumçi krosoi në zonë, ndërsa Tamba e dërgoi me kokë topin mbi portën e Vasilevit. Në minutën e 65-të, Roçi krosoi në zonë, ndërsa Radeski vetëm e preku topin drejt portës së Shkëndijes, por në vendin e duhur ishte portieri Gaje.
Dhe në aksionin pasues, Struga TL kaloi në epërsi 1:0. Në minutën e 79-të, Pape Fal krosoi në zonë, ndërsa Maleski shënoi me kokë.
Në minutën e 87-të, edhe një moment i diskutueshëm. Topi e goditi në dorë Besmir Bojkun, ndërsa gjyqtari kryesor tregoi pikën e bardhë. Por gjyqtari Trpçevski sërish e ndryshoi vendimin pas konsultimit me VAR-in.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar (1:0). Me këtë fitore, Struga TL e arriti të sajën




