Analizë e arbitrimit të ndeshjeve të së shtunës në MFL-në e Parë

Në ndeshjen ndërmjet ekipeve të FK Aresimi dhe FK Vardar, në minutën e 13-të, pas një krosimi nga ekipi mysafir, në fushë u mor vendim për akordimin e golit. Pas ndërhyrjes së dhomës së VAR-it, vendimi u ndryshua me të drejtë, pasi u konstatua se më herët kishte pasur pozicion të parregullt (jashtë loje), për shkak të së cilës goli u anulua.

Në minutën e 65-të, lojtari vendas me numrin 10, ndërsa ishte në zotërim të topit, goditi qëllimisht lojtarin kundërshtar me numrin 71. Dhoma e VAR-it reagoi me të drejtë dhe e thirri gjyqtarin kryesor për rishikimin e pamjeve (OFR), pas së cilës u mor vendimi i drejtë për përjashtimin e lojtarit vendas me karton të kuq.

Në ndeshjen ndërmjet ekipeve të FK Sileks dhe FK Struga, në minutën e 57-të, gjatë një sulmi të ekipit vendas, lojtari me numrin 16 shënoi gol, pas së cilës gjyqtari në fushë akordoi shkelje jashtë loje dhe e anuloi golin. Pas kontrollit në dhomën e VAR-it, vendimi u ndryshua me të drejtë, pasi u konstatua se nuk kishte shkelje jashtë loje, ndaj goli u akordua me të drejtë.

Në ndeshjen ndërmjet ekipeve të FK Tikvesh dhe FK Shkëndija Tetovo, në minutën e 48-të, gjatë një goditjeje drejt portës së ekipit vendas, topi goditi në dorë lojtarin me numrin 44, e cila nuk ishte në pozicion natyral, duke penguar kështu goditjen drejt portës. Gjyqtari kryesor nuk ishte në gjendje ta vlerësonte fillimisht situatën, ndaj dhoma e VAR-it reagoi me të drejtë dhe e thirri për rishikimin e pamjeve (OFR). Pas rishikimit, u mor vendimi i drejtë për akordimin e penalltisë për ekipin mysafir.

Xhiroja e plotë e 15-të në MFL-në e Parë, me gjykim të shkëlqyer në të gjitha ndeshjet e zhvilluara dhe vendime të drejta nga gjyqtarët e VAR-it. Të gjitha ndërhyrjet ishin të drejta dhe u realizuan me sukses.