Struga Trim Lum është në një seri të shkëlqyer dhe dëshiron ta ruajë e ta forcojë pozitën e liderit me një sukses të ri, në transfertën e vështirë në Kratovë. Struganët e respektojnë Sileksin si vendas, por do të bëjnë gjithçka për të fituar tri pikë edhe në këtë duel.
Reprezentuesi senegalez, Pape Fall, beson se Struga Trim Lum mund të arrijë fitoren.
„Besoj te skuadra jonë, sepse ndodhemi në një periudhë të mirë dhe mendoj se të gjithë në ekip ndiejnë se mund t’ia dalim. Duhet ta dëgjojmë trajnerin, të bëjmë atë që dimë më së miri dhe të besojmë te vetja. Kundërshtari është i fortë, por nëse mbetemi të përqendruar dhe luajmë si skuadër, besoj se në fund mund të fitojmë“, deklaroi Pape Fall.
Në transfertën e fundit në Kratovë, skuadra e Struga Trim Lum fitoi 1-3.
„Siç e theksova tashmë, gjithmonë kam besim te skuadra dhe te trajneri ynë. Nëse japim më të mirën nga vetja, siç kemi bërë gjatë gjithë kësaj gjysmësezoni, besoj se mund ta përsërisim rezultatin nga ndeshja e fundit në Kratovë“, theksoi mbrojtësi i shkëlqyer.
Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Struga Trim Lum luhet në orën 12:00 në stadiumin e Kratovës, ndërsa do të do të drejtohet nga arbitri Benjamin Kerimi.





