Gjashtë ekipe dihet se do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Maqedonisë.
Në derbin e fazës së 1/8 së finales të garës më masive, Tikveshi në Shkup e mposhti Vardarin me 3:1.
Serinë e golave e hapi Okere Wisdom në minutën e 49-të. Nëntë minuta më vonë, Boban Nikolov barazoi në 1:1, ndërsa në minutën e 62-të Sila N’Fanli i dha epërsinë Tikveshit, 2:1. Rezultatin përfundimtar e vendosi Emanuel Laval me golin e shënuar në minutën e 75-të.

Makedonija GJ.P. e eliminoi Bregallnicën e Shtipit pas ekzekutimit më të mirë të penalltive. Mysafirët në pjesën e parë kishin epërsi 2:0, ndërsa golashënuesit ishin Ivan Nikolov në minutën e 26-të dhe Ivan Gligorov në minutën e 36-të.
Në minutën e 58-të, Borjan Tomovski e ngushtoi epërsinë në 2:1, ndërsa në minutën e parafundit të ndeshjes Besmir Ismani shënoi golin e dytë për Makedonija GJ.P. Në serinë e penalltive më i suksesshëm ishte vendasit, i cili në fund festoi me 5:4.

Një gol e vendosi duelin mes Shkupit dhe Novacit. Golashënues i golit të fitores për ekipin vendas ishte Milosh Gordiç në minutën e 67-të.
Struga Trim Lum e vendosi duelin kundër Bellasicës që në pjesën e parë, me golat e Marjan Radeslit në minutat 35 dhe 38.
Rabotniçki shënoi fitore 3:2 në përballjen me Kamenica Sasën. Mysafirët nga Kamenica e Maqedonisë kaluan në epërsi me golin e Filip Nikolovskit në minutën e 15-të. Nëntë minuta më vonë, Aleksandar Bogdanoski barazoi në 1:1, ndërsa në minutën e 31-të i njëjti lojtar i dha epërsinë Rabotniçkit, 2:1.

Pas dhjetë minutash lojë në pjesën e dytë, Nikolovski shënoi sërish për barazimin 2:2, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:2 e vendosi Bogdanoski në minutën e 80-të.
Shkëndija e Araçinovës siguroi një vend në çerekfinale pasi fitoi 2:0 në transfertën në Kumanovë kundër Bashkimit.
Marko Simonovski ishte autor i golit të parë për Shkëndijën, ndërsa golin e dytë e shënoi Besir Demiri në minutën e 77-të.

Në orën 16:30, Pelisteri në Manastir pret Sileksin, ndërsa më 25 nëntor është caktuar ndeshja e fundit e fazës së 1/8 së finales, ku AP Brera është nikoqire e Arsimit.





