Përfaqësuesja e femrave e Maqedonisë U17 e mposhti Luksemburgun me rezultat 1:0 dhe i fitoi pikët e para në turneun kualifikues për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Në ndeshjen e dytë të Grupit të katërt në Ligën B, e cila u zhvillua në Tbilisi, të zgjedhurat e selektores Katerina Mileska arritën te triumfi me golin e Glorija Todorovës, të shënuar që në minutën e dytë.
Nga minuta e 33-të, Maqedonia kishte një lojtare më pak pasi Anja Karanfiloska mori karton të kuq, por as kjo nuk ishte pengesë që në fund të fitoheshin me meritë tre pikët.
Në ndeshjen e dytë të programit të sotëm, Uellsi, kundërshtari ynë i ardhshëm, e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:2.
Ndeshjen e xhiros së fundit e luajmë të shtunën, ndërsa fillimi është caktuar për në orën 10:00.





