Futbollistet deri në 17 vjeç zunë vendin e dytë në grup

Përfaqësuesja e femrave deri në 17 vjeç, në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues për kualifikimin në Kampionatin Evropian kundër përfaqësueses së Uellsit, barazoi 3:3 dhe në fund zuri vendin e dytë.

Në ndeshjen e Grupit B4 në Ligën B, Maqedonia kaloi në epërsi 1:0 pasi Kejti Uajtvi shënoi autogol në minutën e katërt. Në të 22-ën, Maja Halkrou barazoi në 1:1, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Maja Kasuell i dha Uellsit epërsinë 2:1.

Në minutën e 51-të, Emilija Ivkoviq shënoi për 2:2, ndërsa në të 57-ën Kasuell ishte sërish e saktë për t’i dhënë Uellsit epërsinë 3:2.

Në minutën e 65-të, Ivkoviq mposhti për herë të dytë portieren kundërshtare për barazimin 3:3, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Në duelin e dytë të raundit të fundit, të tretë, Luksemburgu shënoi fitore 1:0 në përballjen me nikoqiren e turneut, Gjeorgjinë.

Në fund, të përzgjedhurat e trajneres Katerina Mileska zunë vendin e dytë me katër pikë, tri më pak se Uellsi, që u rendit i pari. Luksemburgu është i treti, ndërsa vendi i katërt i takoi Gjeorgjisë.