Aleksandar Tanevski sjell listën e zgjëruar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë U-21, Аleksandar Tanevski, publikoi listën e gjerë të futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të ciklit aktual kualifikues për Kampionatin Evropian. Maqedonia do të përballet me Malin e Zi më 1 tetor në Manastir dhe me Suedinë më 5 tetor në Falkenberg.

Para dy përballjeve kualifikuese, përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 do të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Rusisë U-20. Ndeshja është caktuar për 28 shtator në qendrën stërvitore „Petar Milloshevski“. Nga lista e gjerë, përzgjedhësi Тanevski do ta përcaktojë më tej grupin e futbollistëve që do të jenë në garë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Në përfundim të ciklit, përveç imperativit të rezultatit, fokusi do të vendoset edhe në krijimin e bazës për gjeneratën e ardhshme të përfaqësueses së Maqedonisë U-21. Tanevski paralajmëron se më shumë hapësirë mund t’u jepet edhe futbollistëve më të rinj, të cilët në të ardhmen duhet ta marrin rolin në ekipin kombëtar.

„Duke pasur parasysh se na presin dy ndeshjet e fundit të ciklit aktual kualifikues, duam t’u japim hapësirë edhe futbollistëve më të rinj, të cilët duhet të jenë pjesë e gjeneratës së ardhshme U-21. Çdo ndeshje për reprezentacionin duhet të luhet me përgjegjësi maksimale, disiplinë dhe dëshirë për rezultat. Kjo nuk ndryshon pavarësisht rrethanave dhe fazës në të cilën ndodhemi.

Në të njëjtën kohë, detyrimi ynë është të ndërtojmë paralelisht një ekip për të ardhmen. Këto ndeshje janë një mundësi e mirë për të parë te cilët futbollistë mund të llogarisim në ciklin e ardhshëm kualifikues dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të fitojnë përvojë ndërkombëtare. Duam të krijojmë konkurrencë të shëndetshme dhe ta përgatisim gradualisht gjeneratën e ardhshme për sfidat që e presin“, deklaroi Tanevski.

Portier: Ljupçe Xhekov (Sileks), Slave Vërgovi (Brera), Nataniel Dimovski (Pelister), Nikolla Filevski (Bregalnica);

Mbrojtës: Radevski Zlatko (Teteksi), Tançev Gjorgje (Brera), Andrej Vellkov (Bregallnica), Cvetkovski Filip (Vardar), Rexhep Murati (Malishevë, Kosovë), Atanasovski Luka (Teteksi), Murati Adis (Bashkimi) Serafimov Davor (Skopje), Mitrev Mario (Brera);

Mesfushor: Tasovski Vasil (Mlados Luçani, Serbi), Shabotiq Emir (Detonit), Arizakovski Andrej (Shkëndija), Nikolovski Teodor (Tikvesh), Angelov Matej (Bregallnica), Maslarov Ilija (Lugano, Zvicër), Tasev Darijan (Bregallnica), Trpevski Luka (Crvena Zvezda, Serbi).

Sulmues: Veliçkovski Nikolla (Skenderbeg, Shqipëri), Ristoski Stefan (Bashkimi), Manojlov Nikolla (Sileks), Danev Dimitar (Vardar), Arifi Salim (Mitrovicë, Kosovë) Nikolovski Marko (Ohër), Latifi Admir (Osiek, Kroaci), Mehmed Ariton (Shkëndija Haraçinë), Hoxha Ditmir (Lids, Angli), Kurtishi Muhamed (Rapersvill - Jona, Zvicër), Xhangarovski Martin (Radnik, Serbi), Islamoviq Fadil (Kustoshija, Kroaci), Shiriq Ivan (Brera)

Para dy ndeshjeve të fundit, Maqedonia ndodhet në vendin e 5-të në grupin E të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2027. Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Maqedonia ka 6 pikë. Në krye është Polonia me 24 pikë, para Italisë me 21, ndërsa Mali i Zi dhe Suedia kanë nga 10 pikë. Në vendin e fundit është Armenia pa asnjë pikë të fituar.