Fitore e futbollisteve deri më 19 vjeç në transfertë kundër Kosovës

Në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër kombëtares së Kosovës, përfaqësuesja e Maqedonisë për vajzat deri më 19 vjeç, shënoi fitore me rezultat 3:1.

Të përzgjedhurat e seleksionuesit Kiril Izov kaluan në epërsi me golin e Melanija Grozdanovës në minutën e pestë. Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Olsa Maçastena barazoi në 1:1.

Në minutën e 56-të, Teona Gallabovska i dha Maqedonisë epërsinë 2:1, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:1 e vendosi Grozdanova me golin e shënuar në minutën e 89-të të ndeshjes.

Në duelin e parë, i cili u zhvillua në Prishtinë, të dyja përfaqësueset shënuan nga një gol, ndërsa golashënuese për Maqedoninë ishte Jovana Karalioska.