Reagim i FFM-së: Jo çdo konferencë për shtyp meriton përgjigje.

Nëse qëllimi i konferencës së sotme politike për shtyp ishte që publiku ta njihte më mirë folësin, kjo mund të bëhej edhe pa qenë FFM-ja pretekst për promovim personal apo partiak.

Federata e Futbollit e Maqedonisë nuk është organ politik dhe FFM-ja nuk do të jetë pjesë e mjedisit politik, e as nuk do të lejojë që futbolli të përfshihet në përplasje partiake.

Nuk kemi ndërmend të hyjmë në polemikë me asnjë parti politike dhe e respektojmë të drejtën e gjithsecilit për ta shprehur qëndrimin e vet.

Për momentin, FFM-ja ka prioritete shumë më të rëndësishme dhe nuk do ta ulë komunikimin në nivelin e muhabetëve të çarshisë.
Jo çdo konferencë për shtyp meriton përgjigje.