Sileksi mund Shkëndijën në finalen e Kupës së Maqedonisë

Sileksi është fituesi i Kupës së Maqedonisë, pasi që në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” mundi ekipin e Shkëndijës me rezultatin 1-0. Ekipi nga Kratova, përveç trofeut, fitoi edhe një vend në Evropë, më saktësisht në Ligën e Konferencës.

Sileksi e nisi ndeshjen më mirë dhe në minutën e 9-të u kërcënua me anë të Aliçit, i cili gjuajti me vështirësi, por Gaje ishte në nivel të detyrës.

Pastaj pasoi iniciativa e Shkëndijës dhe shansi i parë përmes Ndzengue-s, që godet me kokë, Xhekov arriti ta largojë topin, për një goditje nga këndi. Në fund të pjesës së parë, Shkëndija kishte edhe një shans përmes Krasniqit, i cili u vonua për një sekondë, për të drejtuar topin në portën e Xhekovit.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Shkëndijën. Trumçi pati një shans dhe gjuajti e tij shkon mbi portë, dhe më pas Latifi dërgoi një gjuajtje të shkëlqyer, por Xhekov arriti ta shpëtonte portën duke drejtuar topin në rivënie nga këndi.

Goli i vetëm në finale erdhi në minutën e 71-të. Fetai në mesfushë nuk e priti topin siç dëshiront, Dodev fitoi duelin dhe pas depërtimit të shpejtë, asistoi në zonë, ku Aliç mposhtti Gajen nga 5-6 metra.

Deri në fund të ndeshjes, Shkëndija u përpoq të barazonte rezultatin, por Sileksi arriti të mbrohej dhe kështu të gëzohet për trofeun e Kupës.

 

KUPA E MAQEDONISË, FINALE

SILEKSI – SHKËNDIJA 1-0 (0-0)

Arena Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup. Shikues: 5,000.

Gjyqtari kryesor: Igor Stojçevski.

Golashënues: Adi Aliç 71′

Kartona të verdhë: Timovski, Piresh, G. Xhekov (Sileksi) – Alhasan, Trumçi, Zejnullai, Mazari, Meljiçi (Shkëndija)

SILEKSI: Lj.Xhekov, Timovski (83′ Dimitrievski), Shubert, Buturoviç, G. Xhekov, Eftimov (65′ Mirçevski), Donov, Dodev (74′ Delimegjac), Angeleski, Pires, Alië (83′ Mishov).

Trajner: Aleksandar Vasoski.

SHKËNDIJA: Gaje, Trumçi, Fetai, Islami, Ajetoviç (81′ Mazari), Alhasan (70′ Meljiçi), Zejnullai (81′ Krstevski), Krasniqi, Latifi, Tamba (58′ Spahiu), Ndzengue.

Trajner: Jeton Beqiri.