Mësohen datat e ndeshjeve të "play off"-it kundër Qipros

Pas shortit në Nion, UEFA përcaktoi edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të play-off-it në të gjitha kategoritë e Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Qipros, Maqedonia do ta zhvillojë më 25 mars, ndërsa fillimi është caktuar për orën 18:00. Tri ditë më vonë në program është ndeshja e kthimit në Shkup, ndërsa dueli në arenën “Todor Proeski” do të fillojë në orën 15:00.

Më 25 dhe 27 mars luhen dy ndeshjet mes Bjellorusisë dhe Izraelit, ndërsa fillimi është caktuar për orën 20:45,

Dy ndeshjet e tjera të play-off-it për mbijetesë në Ligën B janë në program më 27 dhe 30 mars.

 

LIGA E KOMBEVE – BALOTAZHI B/C

E ENJTE, 25 MARS

18:00 Qipro – Maqedoni

20:45 Bjellorusi – Izrael

E SHTUNË, 27 MARS

15:00 Ishujt Faroe – Gjeorgji

18:00 Estonia – Rumania

E DIEL, 28 MARS

15:00 Maqedonia – Qipro

20:45 Izrael – Bjellorusi

E MARTË, 30 MARS

18:00 Gjeorgji – Ishujt Faroe

20:45 Rumani – Estoni