Arsimi-n e pret një duel i rëndësishëm kundër Skopjes, në të cilin pikët kanë rëndësi të madhe për rikthimin e vetëbesimit dhe ndërprerjen e periudhës negative të rezultateve. Në prag të ndeshjes, El Hadhi Gueje deklaroi se skuadra është maksimalisht e motivuar dhe se objektivi është i qartë: rezultat pozitiv.
„Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Skopjes. Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. E dimë se nuk po kalojmë periudhën më të mirë, por besojmë në cilësitë tona dhe në forcën e skuadrës.
Objektivi ynë është i qartë, të marrim një rezultat pozitiv dhe të fillojmë të dalim nga kriza. Do të japim maksimumin në fushë, do të luftojmë për çdo top dhe shpresojmë që në fund të gëzohemi së bashku me tifozët tanë“, theksoi Gueje.
Arsimi e sheh duelin me Skopjen si një mundësi për kthesë, rikthim në rrugën e fitoreve dhe krijimin e një atmosfere pozitive në skuadër para vazhdimit të sezonit.
Ndeshja Skopje – Arsimi do të zhvillohet sot në stadiumin në Autokomandë, duke filluar në orën 12:00.





