Vardari dhe Tikveshi ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në tabelë me nga 24 pikë, ndërsa përballjet e tyre së fundmi ofrojnë emocion dhe interes të madh. Asgjë ndryshe nuk pritet as në përballjen e sotme në Arenën „Todor Proeski“ në Shkup.
Kjo veçanërisht pas ndeshjes së fundit të Kupës, të cilën Vardari e fitoi me rezultatin zyrtar 3-0, për shkak të gabimeve administrative të klubit nga Kavadari me dokumentin mjekësor të futbollistit Okere Wisdom.
Vardarasit janë të gatshëm t’i fitojnë tre pikët, thotë sulmuesi anësor Ediz Spahiu.
„Po rikthehemi në Arenën „Todor Proeski“ dhe kjo do të jetë një shtysë shtesë për ne. Kemi punuar mirë gjatë dy javëve të fundit, e shfrytëzuam pushimin për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shkojmë për tre pikët kundër Tikveshit. Vardari gjithmonë synon fitoren, dhe asgjë ndryshe nuk është as në prag të kësaj përballjeje. Ndeshjet e fundit me Tikveshin kanë qenë vërtet cilësore dhe emocionuese dhe pres që edhe sot të jetë ngjashëm, ndërsa pikët të mbeten në Shkup“, deklaroi Spahiu.
Ndeshja mes Vardarit dhe Tikveshit është caktuar për në orën 13:00 në Arenën Kombëtare „Todor Proeski“, ndërsa do të gjykohet nga Fatmir Bafto.





