Pas barazimit kundër Shkëndijës në terrenin „mysafir“ në Arenën Kombëtare në Shkup, Sileksi është i gatshëm të përballet me një tjetër kandidat për titullin këtë sezon në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Vizita e liderit Struga TL në Kratovë është një motiv shtesë për të përzgjedhurit e Aleksandar Vasoskit që të arrijnë rezultat të mirë.
Nga kampi i ekipit të Kratovës thonë se pozita e Strugës TL në krye të tabelës është një motiv shtesë për të zhvilluar një paraqitje të mirë dhe në fund për të arritur rezultat të mirë.
„Në Kratovë na vjen lideri i tabelës, ekipi i Strugës. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por do të përpiqemi të arrijmë fitoren në terrenin tonë. Shpresoj se do ta ndërpresim këtë seri prej tre ndeshjesh pa fitore dhe se këtë herë do t’i marrim tre pikët, të cilat do të jenë të rëndësishme për t’iu bashkuar katër ekipeve të para në tabelë. Besoj te ekipi ynë se kemi cilësinë për të arritur rezultat të mirë kundër kujtdo dhe do të përpiqemi t’i përmbushim detyrat e stafit teknik, që në fund të gëzohemi për triumfin“, deklaroi futbollisti i Sileksit, Darko Angjeleski.





