Iljami Isejni e publikoi listën e futbollistëve për kualifikimet e UEFA-s për Maqedoninë U17.

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë për grupmoshën nën 17 vjeç, Iljami Isejni, publikoi listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për turneun e ardhshëm kualifikues për kualifikimin në Kampionatin Evropian të organizuar nga UEFA.

Përfaqësuesja jonë do të marrë pjesë në turneun në Trabzon të Turqisë, nga 11 deri më 17 nëntor. Në grupin kualifikues do të përballemi me përfaqësueset e Hungarisë, San Marinos dhe nikoqires Turqisë.

Portier: Ilan Memeti (Lozana), Dimitar Petrov (AP Brera), Petar Taleski (Shkëndija);

Mbrojtës: Mateja Masev (Crvena Zvezda), Amar Akiki (Shkëndija), Leart Iseini (Bochum), Mihajlo Pavlov (Železničar Pančevo), Filip Gjorgjioski (Vardar), Adrian Veleski (Vardar), Ilija Aksentiev (Makedonija G.P.);

Mesfushor: Marin Krstevski (Crvena Zvezda), Aleksandar Polimac (IMT), Dardan Ademi (Aresimi 1973), Matej Boçeski (AP Brera), Bobi Nedanovski (Pelister), Ognen Sivevski (Makedonija G.P.), Matej Nikolov (Vardar), Xhihan Ibraimi (Vardar), Blagojçe Sedlloski (Shkup);

Sulmues: Stefan Ristiç (Partizan) dhe Ron Memedi (Bellasicë);

Orari i ndeshjeve:

11 nëntor: Hungaria – Maqedoni (10:00)

14 nëntor: Maqedoni – San Marino (10:00)

17 nëntor: Maqedoni – Turqia (12:00)

Grumbullimi i futbollistëve të përfaqësueses është caktuar për 8 nëntor, në orën 10:00, në hotelin „Park“ në Shkup. Po atë ditë, duke filluar nga ora 14:00, është paraparë stërvitje në qendrën stërvitore të FFM-së.

Sipas formatit kualifikues të UEFA-s për Kampionatin Evropian për grupmoshën nën 17 vjeç, dy përfaqësueset e renditura në dy vendet e para nga secili grup do të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë kualifikues – Liga A. Dy përfaqësueset e tjera, përkatësisht ato të renditura në vendin e tretë dhe të katërt, do të vazhdojnë në Ligën B.

Në raundin e dytë kualifikues, i cili do të zhvillohet në pranverën e vitit 2027, 28 përfaqësueset në Ligën A do të ndahen në shtatë grupe. Fitueset e grupeve do të sigurojnë kualifikimin në turneun final të Kampionatit Evropian, ku do t’u bashkohen nikoqiret Letonia. Turneu final i Kampionatit Evropian të UEFA-s për përfaqësuese të grupmoshës nën 17 vjeç është paraparë të zhvillohet nga 24 maji deri më 6 qershor 2027.