Tikveshi po kalon një seri të mirë në ndeshjet e Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë. Ekipi nga Kavadarci synon kualifikimin në Evropë, pasi tashmë është e qartë se këtë do të duhet ta bëjë përmes kampionatit, pas eliminimit nga Kupa me humbje zyrtare nga Vardari, edhe pse në fushë e mposhti ekipin “kuqezinj”.
Tikveshi e vazhdon fushatën me një ndeshje në shtëpi kundër Shkupit. Edhe pse kundërshtari është i fundit në tabelë, nga Kavadarci paralajmërojnë se do të japin maksimumin.
“Nuk do ta nënvlerësojmë asnjë ekip. Edhe pse Shkupi është në vendin e fundit, megjithatë di të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të fortë, veçanërisht kundër ekipeve të pjesës së sipërme. Do të japim gjithçka nga vetja që tre pikët të mbeten në Kavadarci. Duam ta vazhdojmë serinë tonë të suksesshme në kampionat”, thotë kapiteni i Tikveshit, Aleksandar Varelovski.





