Radeski: Do të bëjmë gjithçka që pikët të mbeten në Strugë

Pas triumfit ndaj Vardarit (0-1) në Shkup, Struga Trim Lum përballet sërish me një sfidë të madhe, përballjen derbi me Shkëndijën në terren vendas. Kjo është një ndeshje në të cilën do të përballen dy ekipet e para në tabelë.

Marjan Radeski, i cili e vendosi derbin me Vardarin, pret një tjetër paraqitje cilësore të ekipit të tij dhe shpreson që pikët të mbeten në Strugë.

„Respekt për ekipin e Shkëndijës, por Struga Trim Lum ka synimet e veta. Për t’i realizuar ato, si ekip duhet të japim edhe më shumë se maksimumin, me qëllim që pikët të mbeten në Strugë“, deklaroi Radeski.

Ai ndien se është në formë të mirë, por më e rëndësishmja është paraqitja e ekipit në tërësi.

„Përpiqem dhe jap gjithçka nga vetja në çdo ndeshje që të jem në funksion të ekipit. Është normale që sulmuesit në çdo ndeshje ta kërkojnë golin, por në këtë moment më e rëndësishmja është që pikët të mbeten në Strugë dhe ne të gëzohemi për fitoren“, theksoi Radeski me përvojë.

Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Vardarit do të luhet në Stadiumin e Qytetit në Strugë, me fillim në orën 12:00, ndërsa do të gjykohet nga Stojançe Trpçevski.